13/06/2024

Daçiq: Kurti dëshiron të krijojë një atmosferë frike dhe të dëbojë serbët nga Kosova

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e dëshiron dëbimin e serbëve nga Kosova.

“Nëse i shikojmë vlerësimet që vijnë nga BE-ja, SHBA-ja dhe të gjitha vendet tjera, janë komente shumë negative dhe pakënaqësi me politikën e Kurtit”, tha Daçiq.

Siç thotë ai, qëllimi është krijimi i një atmosfere frike dhe krijimi i kushteve për emigrimin e serbëve nga Kosova.

“Gjatë gjithë kohës kemi paralajmëruar se po vijmë në një fushë ku ka shumë “mina” dhe ku nuk e dimë se ku do të përfundojë “fusha e minuar” dhe e gjitha përfundoi me dënime verbale dhe pa rezultate apo masa konkrete ndaj Prishtinës”, tha Daçiq.

Siç thotë ai, këtu kemi një proces që shkon krejtësisht kundër pritshmërive të të gjithë atyre që e udhëheqin këtë dialog, që është një lloj qetësimi dhe zgjidhjeje e çështjeve dhe marrëdhënieve jetësore.

“Për ne çështja qendrore është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, por kjo në asnjë mënyrë nuk varet nga ne”, tha Daçiq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...