05/12/2024

Daçiq thotë se Faton Hajrizi është vrarë

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është vrarë Faton Hajrizi, i cili ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe dyshohej se kishte vrarë një polic serb në Lloznicë, afër kufirit me Bosnjën.

“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e një polici në afërsi të Loznicës”, ka thënë Daçiq, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Siç raportojnë mediat serbe, Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj thuhet është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen mërgimtarët nga Presheva, ku presin për të ikur përtej lumit.

Daçiq më herët gjatë së premtes ka deklaruar se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim.

Rasti i vrasjes së policit serb dhe plagosja ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Hajrizi si i dyshuar është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...