17/07/2024

Dalin detaje nga hetimet për aferën e impianteve të plehrave në Shqipëri

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë detaje në lidhje me lëshimin e 10 urdhër-arresteve dhe një mase arrest shtëpie për impiantin e plehrave të Fierit, të njohur si inceneratori.

Një nga detajet më të bujshme është se pas hetimeve të SPAK ka rezultuar se njëri prej të arrestuarve, zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj ka udhëtuar drejt Italisë për të parë ndeshje me financime të Klodian Zotos, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare.

Ky i fundit i ka paguar udhëtimet, biletat e avionit, qëndrimet në hotel dhe biletat për ndeshjen.

“Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në njoftimin e SPAK.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...