08/10/2024

Deklarata e Ramës se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, PD kërkon interpelancë me kryeministrin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me deklaratat për marrjen e veriut të Kosovës nën kontroll nga forcat e KFOR-it.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, deputeti Kreshnik Çollaku kërkon që kryeministri të japë shpjegime nga zoti Rama në lidhje me këto qëndrime të tij.

Ndërkohë kjo kërkesë ishe paralajmëruar një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha në një intervistë për Euroneës Albania se deklarata e kryeministrit është e rrezikshme dhe e dënueshme e ndaj do të kërkohej një interpelancë me kryeministrin për këtë deklaratë.

“Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga Veriu. Të kërkosh që KFOR të vendoset në Veri të Kosovës nëse je i informuar do të thotë të largohet policia e Kosovës. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cili

Më poshtë kërkesa zyrtare:

E Nderuar Znj. Nikolla.

Në datë 24 shtator 2023 në orët e para të mëngjesit një grup terrorist, në formacion dhe i uniformuar ushtarakisht, në Zveçan pranë Manastirit të Banjskës, sulmoi një patrulle policore të policisë së Kosovës duke vrarë një oficer policie, rreshterin Afrim Bunjaku, dhe plagosur dy të tjerë.

Pas përgjigjes së policisë së Kosovës grupi strehohet në Manastirin e Zveçanit dhe prej aty pozicionohet në pozicion luftimi së bashku me një arsenal të konsiderueshëm armatimi, përfshirë mjete motorike e autoblinda ushtarake.

Pas ndërhyrjes së nivelit të larte profesional dhe në koordinim me KFOR dhe Eulex, policia e Kosovës asgjësoi disa anëtare të grupit terrorist, arrestoi disa të tjerë dhe detyroi pjesën tjetër të kthehet duke kaluar kufirin e duke u futur në territorin e Republikës së Serbisë.

do person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak nga Shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme. PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interperlancë me Ramën për këtë deklaratë”-tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...