12/12/2024

Deklaratat e Borrellit dhe Lajçakut për vrasjen e policit në veri: Sulmuesit serbë nuk i quajnë terroristë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

E diela ishte ditë e rëndë për Kosovën. Zyrtari policor me gradën e rreshterit, Afrim Bunjaku është vrarë dhe tre kolegë të tij janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve kanë vazhduar dhe siç raportoi sot Sinjali, në bazë të informacioneve të para, numri i terroristëve serbë të vrarë dyshohet se ka shkuar në 10.

Sipas njoftimit të fundit zyrtar të PK-së, në aksioni policor në veri, gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me grupin terroristë u arrestuan, si dhe u konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.

Reagime të shumta ka pasur nga ndërkombëtarët, teksa deklarata më të ashpra u kërkuan nga i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Lajçak tha të hënën herët se do të përqendrohet ditëve në vijim për të gjetur një rrugë përpara në dialog, pas sulmit më armë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ndërsa në një shkrim në llogarinë e vet në Facebook pak pas mesnatës, Lajçak tha se mbeti i tronditur nga sulmi ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Akte të tilla të dhunës janë thellësisht shqetësuese dhe janë kundër parimeve të paqes dhe bashkëpunimit”, tha ai.

Ai tha se ky sulm e thekson edhe më shumë nevojën për dialog dhe diplomaci parandaluese “e cila u nënvizua gjatë javës së kaluar kur mora pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork”.

“Për të gjetur një rrugë përpara në rajon dhe në veçanti në dialog, unë kisha bisedime strategjike me partnerët tanë amerikanë”, shtoi ai.

Kurse shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet e së dielës në veri të Kosovës.

Në komunikatën e postuar në ueb-faqen e BE-së thuhet se Borrell “e dënon agresionin e sotëm në termat më të fuqishëm”.

“Përfaqësuesi i lartë, Borrell, përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë, si dhe për lirimin e pelegrinëve në manastirin e Banjskës. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet në komunikatë.

Më herët gjatë ditës, Bashkimi Evropian e ka dënuar ashpër sulmin nga një “bandë e armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.

Në këto sulme është vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur.

“Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në reagimin e BE-së është thënë se më shumë jetë të personave të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë.

“Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Kurti ka thënë në konferencë për media se në zonën ku është vrarë zyrtari policor, janë duke vazhduar akoma.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara“ ndaj Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...