08/09/2024

Deklarohet ambasada amerikane, sqarohet anulimi i vizitave për SHBA

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Anulimi (tani për tani) i vizitave të disa ministrave e kryetarë komunash për në SHBA është komentuar mjaft shumë.

Madje u tha se këtu ka “gisht” vetë SHBA, si qortim për Kosovën pasi nuk e dëgjoi kërkesën e saj që vendimi për targat të shtyhet për 10 muaj dhe të nisin negociatat për formimin e Asociacionit.

Vetë “protagonistët” konfirmuan se anulimi nuk është urdhër i Amerikës por i tyre pas zhvillimeve të fundit në vend. Megjithatë pati reagime të shumta nga partitë politike opozitare.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje për Indeksonline ka konfirmuar edhe njëherë se “nuk shohin asnjë rrethanë që SHBA do ta ketë të vështirë t’i lëshojë vizë një ministri në Qeverinë e Kosovës”.

Ndërkohë që në përgjigje theksohet deklarata e ambasadorit Hovenier:

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë.

Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme për ministrat që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare”./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...