Pos pagës, deputetët e anëtarët e tjerë të Kuvendit, marrin edhe shtesa për shërbime të ndryshe. Vetëm për shërbime telefoni, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 16 mijë euro. Qytetarëve kjo shumë u duket e tepruar, derisa tregojnë se sa shpenzojnë ata mesatarisht për telefon.
Nga 80 euro mbushje telefoni i kishin shkuar në janar e shkurt, por pas këtij muaji, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nuk ishte kompensuar asnjë cent për thirrjet e mesazhet e tij.
Por kolegë të tij, për çdo muaj kanë vazhduar të marrin mbushje telefonike.
Për shembull, Mimoza Kusari-Lila, për çdo muaj ka marrë nga 60 euro për telefon, duke qenë anëtare e kryesisë së Kuvendit, sikur janë kompensuar edhe kolegët e saj Abelard Tahiri nga PDK, Arben Gashi nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK dhe Enis Kervan nga grupi parlamentar Multietnik.






