18/07/2024

Deputeti Humolli paralajmëron largimin nga LVV-ja!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli ka paralajmëruar largimin e tij nga partia në pushtet në rast se VV-ja nuk ndalon së injoruari deputetët dhe qytetarët .

Humolli në RTK ka kërkuar nga kyreministri Kurti që t’i realizojë premtimet e fushatës, përndryshe ai ka thënë se duhet të mendojë për një subjekt tjetër politik, raporton Gazeta10.

Ai tutje, ka thënë se politikë ka hyrë për të çuar përpara interesat e vendit.

“Në politikë nuk kam hyrë për parti politike por për interes të vendit tim. Vetëvendosja nëse i kthehet asaj që kena hyrë në fushatë unë s’kam nevojë me mendu për subjekt tjetër por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës”.

Ndryshe, deputeti Fatmir Humolli kishte dalë kundër qëndrimit të LVV-së për Trustin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...