14/06/2024

Deputeti i LVV-së: Suksesi i Policisë në Banjskë, rezultat i përpjekjeve dhe investimeve të Qeverisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, gjersa ka folur lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se 24 shtatori ishte një nga ditët më të rrezikshme dhe sfiduese për Kosovën pas luftës.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë reaguar shpejt dhe me sukses për të trajtuar këtë situatë tejet të kompleksuar.

Ai u referua përpjekjeve të mëdha të Qeverisë e drejtuar nga partia e tij, për të ndërtuar infrastrukturën e Policisë, sidomos në pjesën veriore të vendit.

“Ne në vazhdimësi kemi thënë që jemi duke punuar dhe falë vizionit dhe vendosmërisë investimeve shumë të mëdha që ka bërë qeveria, Ministri i Brendshëm në policinë e Kosovës në shtrirjen e një infrastrukturë së pari logjistike e pastaj edhe operacionale në atë pjesë, ka bërë që ky operacion të jetë i suksesshëm”, ka thënë Dugolli në RTV Dukagjini.

Deputeti Dugolli e ka vlerësuar këtë punë si një faktor të suksesit të operacionit të Policisë kundër sulmit terrorist.

“Ne kur kemi thënë që po ndërtojmë infrastrukturë, baza të policisë,  të cilat iu kundërpërgjigjen me sukses tentativave për destabizlim të vendit, shumëkush e ka përqesh. Kjo domosdoshmërisht ka lidhje me suksesin e Policisë së Kosovës që e ka kryer në mënyrë profesionale një operacion shumë të komplikuar dhe të rrezikshëm që ka qenë”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se ndërtimi i infrastrukturës bazë të policisë ka qenë një përgjigje efektive ndaj tentativave për destabilizim të vendit, edhe pse sipas tij, shumë njerëz kanë bërë tallje me këtë përpjekje të Qeverisë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...