29/02/2024

Deputeti serb: Serbia shtet i vrasjeve politike

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Serbia është bërë shtet i vrasjeve politike. Prapa nesh janë vrasjet politike të Ivan Stamboliqit, Zoran Xhinxhiqit, atentati në Vuk Drashkoviqin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviqit.

Këto deklarata i ka bërë sot nga veriu i Mitrovicës politikani opozitar serb, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë, Borisllav Novakoviq, gjatë shënimit të përvjetorit të gjashtë të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, ku ndezën qirinj familjarë, miq, politikanë lokalë e më gjerë, si dhe qytetarë tjerë.

Novakoviq nga Lëvizja Popullore serbe, tha se Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat për vrasje të tilla.

“Do t’ju përkujtoj dhe kjo e rëndon fuqishëm klimën politike në Serbi, se jemi bërë shtet i vrasjeve politike. Prapa nesh janë vrasjet politike të Ivan Stamboliqit, Zoran Xhinxhiqit, atentati në Vuk Drashkoviqin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviqit. Këto e rëndojnë ndërgjegjen e kësaj shoqërie. Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa të gjitha këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa të ekzistojnë rrethanat, mundësitë dhe një ambient që këto vrasje i bënë të mundshme.

Janë të turpshme fjalitë të cilat i dëgjojmë nga përfaqësuesit e pushtetit. Do t’ju përkujtoj se në Kuvend kemi pasur rastin të dëgjojmë ministrin e policisë i cili akuzon Gjermaninë se e din kush është vrasësi dhe se e mbron atë. I njëjti, Gashiq, në kohën e vrasjes ka qenë kryesori në BIA, ndërsa në momentin kur jep deklaratë, e cila është e papërgjegjshme, është njeriu i parë i policisë serbe. Kështu nuk veprohet… Ne nuk do të qetësohemi derisa të mos zbulohen vrasësit, urdhërdhënësit, si dhe organizatorët e kësaj vrasjeje”, ka thënë Novakoviq.

Ndërkaq, Sërxhan Millivojeviq, deputet në Kuvendin e Serbisë nga Partia Demokratike, theksoi kërkesën e bërë në Kuvendin e Serbisë për formimin e një Këshilli që do të hetonte rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por të cilën, siç tha ai, regjimi i Vuçiqit nuk e lejoi kurrë.

“Ne në Kuvendin e Serbisë kemi dorëzuar kërkesën për formimin e një Këshilli i cili do të hetonte të gjitha rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Asnjëherë regjimi i Aleksandar Vuçiqit nuk ka lejuar formimin e këtij Këshilli… Urdhërdhënësit dhe inspiruesit e këtij krimi janë të njohur, ata janë të njëjtit të cilët spotet monstruoze i kanë sjellur në Tv Pink dhe Tv Most katër muaj para vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Do t’ju përkujtoj se ajo që quhet spot është nënshkruar nga Lista serbe, partnerit të koalicionit të Albin Kurtit. Ky regjim tradhëtar dhe mafioz mban në ndërgjegje këtë gjak të virgjër”, tha Millivojeviq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...