17/06/2024

Deputetja Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se partia e saj është duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit, por që kundër kësaj ideje kanë dalë dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Musliu-Shoshi në një prononcim ka thënë se ende nuk i kanë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit. Ajo theksoi se dy partitë opozitare LDK dhe AAK-ja janë kundër një vendimi të tillë.

Por, siç sqaroi Musliu-Shoshi kanë ende kohë që të komunikojnë dhe negociojnë me këto dy parti që t’i arrijnë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit.

Ndryshe, tri partitë opozitare qëllimin e kanë të njëjtë “rrëzimin e Qeverisë Kurti”, mirëpo ende nuk kanë mundur të gjejë një kompromis për mënyrën se si ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Tri subjektet opozitare, PDK, LDK dhe AAK janë të mendimit që shtatori ta gjejë Kosovën me qeveri të re, pasi sipas tyre qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk ka shënuar asnjë sukses në fushën e brendshme e as të jashtme. Madje, opozitarët deklarojnë se vendi po sanksionohet nga ndërkombëtarët, pikërisht për shkak të veprimeve të kryeministrit.

E, të gatshëm për të shkuar në zgjedhje janë shprehur edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por të cilët potencojnë që është opozita ajo që duhet të ndërmarrë veprime. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...