12/11/2024

Dëshmitari rrëfen momentin e vrasjes së Hajrizit: Tentoi të ngjitej kodrës, dëgjova të shtëna dhe e pashë duke u rrëzuar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

I arratisuri nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, raportohet se është vrarë sot nga policia serbe.

Në lidhje ngjarjen ka folur edhe një dëshmitar, Midorag Kojiq, i cili tha se ishte në shtëpi kur dëgjoi të shtënat.

“Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. Doli nga pylli dhe filloi të vraponte lartë në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë ku pata një pamje më të mirë”.

“Dëgjova sërish të shtëna dhe pashë momentin kur ai ra në bar. Pak sekonda më vonë, forcat tona speciale dolën me vrap nga pylli dhe duke qenë se nuk kishin pamje të mirë për shkak të barit të lartë më pyetën se ‘a ra, a ra?’”, tha Kojiq, shkruan Kurir, transmeton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se e konfirmoi për policinë serbe se njeriu që po e ndiqnin kishte rënë në bar, teksa më vonë, sipas tij, kanë ardhur edhe policë të tjerë.

Hajrizi dyshohet se në mesnatën e të mërkurës ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër në Lloznicë, e prej atëherë ishte në kërkim nga Serbia.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...