24/04/2026

Dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, jep dëshminë në seancë të mbyllur

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ka filluar në Hagë, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e sotme ka filluar procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Dëshminë e saj është duke e dhënë dëshmitarja e parë e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. E njëjta pjesën më të madhe të dëshmisë së saj është duke bërë në seancë të mbyllur për publikun.

Gjatë tre ditëve nga sot e deri të enjten, gjykatësi Charles Smith ka njoftuar se do të dëgjohen dy dëshmitarë.
Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjetësh zvarritje.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.
Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth seancës së sotme gjyqësore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...