Një zjarr ka shpërthyer në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër lumit Lepenc, të mërkurën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se janë djegur disa goma, dhe se kur zyrtarët policorë dolën në vendin e ngjarjes aty vetëm se ishin zjarrëfikësit duke u shuar zjarrin.
“Gjatë kontrollit nuk është hasur ndonjë pronar i tokës, dhe nga patrullimi përreth është konstatuar se nuk ka kamera sigurie në atë lokacion”, ka thënë Veseli.