23/10/2024

Do t’jemi shtet deri në bashkimin me Shqipërinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një deklaratë e bërë mbrëmë nga ana e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, ka nxitur reagime të shumta pasi ai hapur tha se, Kosovën e sheh si projekt të përkohshëm, duke iu referuar kështu aspiratës për bashkim kombëtar e shtetëror me Shqipërinë

E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, tha Aliu.

Por, ekziston një nen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që e ndalon bashkimin me një shtet tjetër.

Me gjihtë dëshirën për bashkim kombëtar shqiptar, Neni 1.3 i Kushtetutës thotë kështu: “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Këtë e ka përmendur disa herë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili gjatë vizitave të tij jashtë vendit, shpeshherë është përballur me pyetje për qëndrimin e tij rreth bashkimit kombëtar.

Kurti disa herë e ka theksuar se Kushtetuta s’e lejon bashkimin me Shqipërinë dhe se mandati i tij nuk buron nga një kauzë mbi bashkimin kombëtar.

Në një intervistë për mediumin grek në gusht të këtij viti, kryeministri pati thënë se Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete dhe ka shtuar se pushtetin në shkurt të vitit 2021 e ka fituar duke premtuar punë, drejtësi dhe se këto mbeten prioriteti i tij si kryeministër.

Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe.

Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, pati theksuar Kurti.

Kujtojmë se gjatë kohës që ishte në opozitë, Kurti kishte bërë fushatë të gjatë ndër vite për bashkim kombëtar.

E, në Programin e Lëvizjes Vetëvendosje, në pikën 7 ndër të tjera thuhet se “Ne angazhohemi për heqjen e nenit 1.3 që ia ndalon të drejtën Kosovës që të bashkohet me një shtet tjetër, përkatësisht me Shqipërinë”.

Në programin e VV-së, po ashtu thuhet se do të angazhohen që Kosova të përkufizohet në Kushtetutë si shtet i shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës dhe se nuk do të mungojë angazhimi edhe për kthimin e simboleve kombëtare shqiptare për shtetin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...