28/08/2024

Donald Trump nominohet zyrtarisht si kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partia Republikane sot nominoi zyrtarisht ish-presidentin Donald Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA, vetëm dy ditë pasi ai i mbijetoi një atentati në shtetin e Pensilvanisë, transmeton Anadolu.

Trump thuhet se kaloi një prag kyç gjatë numërimit procedural të delegatëve republikanë sot pasdite, gjatë Konventës Kombëtare Republikane katërditore, duke e bërë atë kandidatin zyrtar.

Vetëm pak çaste më parë, Trump njoftoi se senatori i Ohajos, JD Vance, do të jetë kandidati i tij për nënpresident në zgjedhjet e nëntorit.

“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance i Shtetit të Madh të Ohajos”, tha Trump në uebsajtin e tij “Truth Social”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...