25/06/2024

Dorëheqje apo shkarkim – çfarë do të ndodhë me kryetarët e komunave veriore?

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti, për mënyrën e largimit të katër kryetarëve të komunave veriore.

Ai ka thënë se rruga me e mirë është që ata të japin dorëheqje dhe të hapet rruga për organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Mënyra më e mira është që kryetarët të dorëhiqen. Si të dorëhiqen? Me një bisedë. Unë jam i sigurt se edhe ata e shohin se ndoshta nuk është e logjikshme që me një përqindje të vogël të votave kur e keni një përqindje të banorëve një strukturë etnike e cila është ndryshe përveç asaj që e përfaqëson dhe normale unë jam i sigurt që ata do ta kuptojnë”.

“Nëse e bëjnë ata një dorëheqje në këtë formë shumë me efiçiente do të kishim qenë ne si Qeveri dhe në fund të fundit edhe ata si qytetarë, sepse e kemi një iniciativë që mund t’i organizojmë zgjedhjet shpejt sepse kemi një pluralizëm“, ka thënë Rashiq.

Ai ka treguar se pse rruga e peticionit, të cilen synon ta ndjek kryeminsitri për largimin e katër kryetareve, nuk është e mirë.

Rashiq ka thënë se kjo rrugë e fuqizon Listën Serbe.

Ai ka bërë me dije se Listës Serbe nuk i intereson interesi i komunitetit serb.
“Në këtë rast, ajo për mu është lista anti-serbe. Ajo nuk do të bëjë asgjë e cila shkon në favor të serbëve, por do të veprojë për gjithçka që shkon në favor të regjimit në Beograd. Unë e kam mandatin e vetëm të mbrojë interesat e serbëve lokal, jo interesat e një partie radikale e cila rastësisht për momentin e ka pushtetin në Beograd”, është shprehur Rashiq.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se largimi i kryetarëve të veriut duhet të ndodh me anë të një peticioni të qytetarëve lokal, i cili parashihet në Ligjin për Qeverisje Lokale.

Javën e kaluar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largonte kryetarët e komunave në veri të vendit.

Takimi i parë tashmë është zhvilluar, ndërsa takimi i dytë i Grupit Punues pritet të mbahet brenda javës.

Grupi punues pritet të hap për diskutim pikat orientuese të draftit me të cilat parashihet nisma e peticionit të qytetarëve për zgjedhjet dhe harmonizimi i udhëzimit administrativ me ligjin aktual.

Udhëheqësi i Grupit Punues, Besim Myrtezani, tha se gjithashtu do të diskutohet edhe për listat zgjedhore dhe do t’i kërkohet pastaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i verifikojë ato.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...