24/04/2026

Dorëheqjet e serbëve zvarrisin lëndët gjyqësore

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mungesa e stafit në sistemin e drejtësisë në veri të Kosovës ka bërë që dhjetëra lëndë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës të shpërndahen në komuna të tjera të Kosovës, thonë për Radion Evropa e Lirë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Sistemi i drejtësisë në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ka katër muaj që punon me staf të zvogëluar, për shkak të dorëheqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë.

Në Gjykatën dhe në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të cilat mbulojnë edhe katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – aktualisht janë duke punuar 15 gjyqtarë dhe 9 prokurorë.

Para dorëheqjeve të nëntorit – të cilat pasuan një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe – atje ishin 35 gjyqtarë dhe 19 prokurorë.

Dorëheqjet e serbëve nga sistemi i drejtësisë

Gjyqtarë, prokurorë e staf administrativ në Gjykatën dhe Prokurorinë e Mitrovicës, nga komuniteti serb , kanë dhënë dorëheqje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...