22/04/2026

Dosja e plotë e krimeve makabre të Dan Hutrës dhe dëshmia për vrasjen e tri grave

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dan Hutra ka dëshmuar duke nxjerrë të tjera detaje për masakrën e 1 marsit ku mbetën të vrara 3 gra, mes të cilave njëra shtatzënë dhe 3 të tjera mbetën të plagosura.

Në dosje rezulton se i gjithë konflikti mes Dan Hutrës dhe Alketa Hysës ka nisur më datë 19 qershor të 2022.

Dan Hutra ka rrëfyer se e ka lënë Alketën në banesë dhe nuk e ka gjetur pasi është kthyer, pas kësaj ai ka shkuar ta kërkojë në banesën e prindërve të saj por nuk e ka gjetur as aty.

Më pas Hutra me Kujtime Hysën, nënën e Alketës dhe nënën e tij kanë shkuar për të denoncuar humbjen e Alketës në komisariatin nr.5. Pasi kanë bërë kallëzimin pas disa orësh Hutra është lajmëruar se Alketa ishte kthyer në banesë. Teksa kanë debatuar për arsye e zhdukjes së saj prej disa orësh, Dan Hutra ka dashur t’i japë fund lidhjes me Alketën dhe i ka kthyer unazën në prezencë të familjarëve të saj. Pas 1 jave Hutra është telefonuar nga familjarët e Alketës për të folur mbi shtatzëninë e saj.
Teksa sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka mbërritur në shtëpinë e vjehrrit të tij, ka ardhur policia dhe e ka arrestuar “padrejtësisht” dhe gjatë burgimit nuk i janë respektuar të drejtat e tij. Ndërkohë gjatë kohës që ka qenë në burg, Alketa ka tentuar të rregullojë marrëdhëniet me Hutrën, por ai ka refuzuar duke u shprehur se i është bërë padrejtësi.

Hutra dyshonte për atësinë e fëmijës

Në datën 16 shkurt 2023 ai është i lirë dhe 3-4 ditë përpara se ai të dilte nga burgu, Alketa ka lindur djalin, për të cilën Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë dhe deklaron se nga debatet e ndodhura ka vendosur që të shuajë familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur një plan të detajuar.
Konkretisht më datë 26 shkurt 2023 ka marrë një automjet me qira me targa AA531UK. Dhe disa ditë para ngjarjes ka shkuar në qytetin e Kukësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh.

Marjana Gurakuqi shënjestra e parë

Më datë 1 Mars ka shkuar në zonën e Astirit tek dyqani i shtetases Marjana Gurakuqi, të cilën e ka patur të dashur. Ai deklaron se Marjanës ka dashur t’i presë kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendjen dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Pasi ka shkuar te dyqani dhe ka nxjerrë biçakun ajo është vetëmbrojtur duke e goditur Danin me xham në dorën e djathtë. Pasi e ka goditur me biçak, Marjana Gurakuqin, në dyqan ka hyrë një person dhe ai instiktivisht është larguar. Gjatë përleshjes me Marjanën, atij i kanë rënë biçaku dhe syzet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...