08/07/2025

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova arsyeton Valon Sylën: Edhe satira futet te liria e shprehjes

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka folur për sulmin fizik që iu bë mbrëmë gazetarit Valon Syla, ku tha se liria e shprehjes është e shenjt në Kosovë.

Syla tha se edhe sarkazma futet diku te liria e shprehjes, teksa shtoi se kushdo që bënë komente të tilla, duhet menduar nëse lëndohet ndonjë palë nga ato komente.

“Valoni dhe Valonat, e kanë këtë liri dhe mund ta shfrytëzojnë si një të drejtë Kushtetuese. Sido që te jetë, Valoni dhe Valonat para se të bëjë komente të tilla dhe ta ushtrojë të drejtën e lirisë së shprehjes nga ana e vet, duhet të mendojë nëse ajo formë e lirisë së shprehjes e lëndon dikë”, është shprehur Syla në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai tutje tha se sulmin ndaj Valon Sylës e konsideron krejtësisht armiqësor dhe nuk është i arsyetueshëm me asgjë, pavarësisht satirës që mund ta ketë bërë Valoni në këtë rast.

“Unë gjykoj ashpër sulmin që është bërë nga ata që e kanë bërë, pa paragjykuar se kush e ka bërë, edhe pse paragjykimet janë bërë deri diku të dijshme se kush mund të kenë qenë ata njerëz. Po supozojmë se janë dikush që janë në anën tjetër të asaj që e mendon Valoni në këtë rast, mund të jenë ata që e konsiderojnë veten besimtarë, mund të jenë më të rreptë në praktikimin e fesë, por mendoj se është ekstrem i rrezikshëm sulmi fizik karshi dikujt që e shfaq një mendim, qoftë ai mendim me shumë pikëpyetje”, është shprehur Syla.KlanKosova

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...