Nënkampioni i Kosovës, Drita, ka vazhduar me largime edhe në ditën e sotme (e enjte), duke zyrtarizuar dy sosh.
Madje largimet e deritashme, janë disa nga lojtarët që kanë bartur barrën e skuadrës ndër vite dhe kanë fituar edhe trofe.
Në krye të listës është kapiteni Ardian Limani, i cili pas gjashtë vitesh largohet nga Drita dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës.
Mbrojtës Limani zhvilloi gjithsej 304 ndeshje në të gjitha garat me Dritën dhe ishte dëshira e tij që të largohej për një aventurë të re.
Janë larguar po ashtu edhe dyshja nga Podujeva, mesfushori Hamdi Namani dhe mbrojtësi Ilir Blakqori, që po ashtu kishin zhvilluar shumë ndeshje me klubin nga Gjilani.
Brenda katër vitesh, Namani kishte zhvilluar 139 ndeshje për Dritën, ndërsa bashkëvendasi i tij, Blakqori, mbrojti ngjyrat bardhëkaltër në 132 sosh.
Tjetër largim i rëndësishëm është edhe ai i Marko Simonovskit, i cili këtë sezon thënë të vërtetën, i mungoi Dritës në ndeshjet vendimtare.
Gjatë periudhës dy vjeçare, Simonovski arriti të kishte 70 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 32 gola dhe duke dhuruar 6 asistime.
Po sot është konfirmuar edhe largimi i sulmuesit anësor, Almir Kryeziun.
Kryeziu gjatë periudhës dy vjeçare te Drita, arriti të ëjë 65 paraqitje duke shënuar 6 gola dhe duke asistuar 10 herë.
A do të ketë largime të tjera…
Gjatë ditëve në vijim, do të zyrtarizohen minimum edhe katër largime të tjera nga Drita, pasi tashmë janë arritur marrëveshjet. Listës do t’i shtohen edhe Ekow Mills, Iran Junior dhe Tun Bardhoku.