Dukagjini ka siguruar kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Conference League.
Pas fitores javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, Dukagjini sot shënoi fitore edhe në Gjibraltar me rezultat 3-2.
Iljasa Zulfiju shënoi dy gola për skuadrën nga Klina, ndërsa Arber Shala shënoi golin tjetër.