21/04/2026

Dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë – qytetarë të frikësuar, shembje të ndërtesave dhe njerëz nën rrënoja

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy tërmete të reja kanë goditur shtetin turk, i cili ka përjetuar disa të tilla gjatë javëve të fundit.

Tërmeti i parë me magnitudë prej 6.4 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në Defne të Hatayt ndërsa i dyti epiqendrën e kishte në Samandag ndërsa ishte me magnitudë prej 5.8 ballësh të Rihterit.

Raportohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e reja të ndërtesave të shembura.

Këtë e ka pohuar edhe kryetari i qytetit të Hatayt, Lutfu Savaş, i cili ka deklaruar se “Disa banesa janë shembur, ka njerëz që kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesave”.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të qytetarëve në rrugë, të cilët po frikësohen nga shembja e ndërtesave.

Tërmeti i parë ka ndodhur në një thellësi prej 16.7 kilometrash, ndërsa tërmeti i dytë ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...