18/05/2024

Dy vrasje brenda një nate në Prishtinë, prokuroria: Po punojmë në ndriçimin e të gjitha rrethanave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me dy vrasjet e rënda që kanë ndodhur të mërkurën mbrëma në kryeqytet.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga prokuroria kanë thënë se lidhur me rastin i cili ka ndodhur në rrugën “Dalip Alshiqi”, nga informatat e deritanishme dyshohet për grabitje me pasojë vdekjen.

“Nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar ky institucion.

Ndërsa, për rastin i cili ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia”, dyshohet se një person ka privuar nga jeta viktimën (mashkull), me mjet të mprehtë-thikë.

“Viktima është dërguar në IML, me urdhër të prokurorit, ndërkaq rasti është iniciuar ‘Vrasje’. Veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren karshi këtij rasti dhe personi i dyshuar është identifikuar, mirëpo aktualisht ndodhet në arrati”, bëhet e ditur më tej. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...