27/07/2024

E dhimbshme, jetimi 11-vjeçar nga Halepi punon si varrmihës për t’u kujdesur për familjen e tij

të fundit...

- Advertisement -spot_img
El Bab

ÖMER KOPARAN/ETHEM EMRE ÖZCAN

Njëmbëdhjetëvjeçari Mustafa Mardini nga Halepi, i cili humbi babanë dhe dy vëllezërit e tij në një sulm ajror të ushtrisë shtatë vjet më parë në Siri, po kujdeset për familjen e tij duke hapur varre në rrethin Al-Bab ku ai ka emigruar, shkruan Anadolu.

Mardini humbi babanë dhe dy vëllezërit e tij në Halep në vitin 2015 në sulmin e ushtrisë siriane.

I shpëtuar nga rrënojat, Mardini u detyrua të largohej nga Halepi me nënën dhe vëllain e tij në vitin 2016.

Familja Mardini u vendos në kampin Ezrak në rrethin Al-Bab, i cili u pastrua nga terrorizmi me operacionin “Mburoja e Eufratit” të kryer nga Türkiye.

11-vjeçari Mustafa Mardini, i cili e mori i vetëm mbi supe jetesën e familjes, nuk mundi të shkonte në shkollë pasi ishte në punë.

Mardini, i cili rreth tre vite më parë nisi biznesin e varrmihjes për t’u kujdesur për nënën dhe vëllain e tij, punon si i rritur në një punë të rëndë.

Jetimi nga Halepi fiton vetëm 1,50 euro në ditë duke punuar gjithë ditën me kazmë dhe lopatë.

“Më duhet të punoj se nuk kemi para”

Duke folur për Anadolu, Mardini tha se është shpëtuar nga rrënojat në sulmin ku humbën jetën babai dhe dy vëllezërit e tij.

Duke thënë se e ndien mungesën e babait të tij, Mardini tha: “Me babanë shkonim në park, luanim lojëra. Ai na blinte ushqime dhe akullore. Nuk mund t’i harroj ato ditë”.

“Këtë punë e bëj për t’u kujdesur për familjen. Punoj nga ora 6 e mëngjesit deri në 6 të mbrëmjes. Fitoj 1,50 euro në ditë. Nuk munda të shkoj në shkollë pasi ishte shtrenjtë. Më duhet të punoj sepse nuk kemi para”, tha Mardini.

“Do të doja që babai dhe vëllezërit (tashmë të ndjerë) të ishin me mua. Si fëmijët e tjerë, do të doja të luaja dhe të shkoja në park, por nuk kemi para të mjaftueshme. Do të isha shumë i lumtur nëse babai im do të ishte gjallë”, shton ai.

“Unë dua që edhe ai të shkojë në shkollë”

Ndërkaq, nëna Um Mustafa shprehu pikëllimin dhe mërzinë e saj që djali i saj nuk mund të shkojë në shkollë.

Ajo tregoi se ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të ushtrisë në Halep.

“I uroj Mustafait të ketë një jetë më të mirë. Unë dua që ai të shkojë në shkollë si fëmijët e tjerë. Jeta është shumë e vështirë, ne nuk kemi askënd përveç Allahut dhe Mustafës. Mustafa është njësoj si babai i tij për familjen tani. Ai ka barrën e shtëpisë, nuk kemi kë tjetër përveç tij”, u shpreh Um Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...