07/11/2024

EBA dhe Malajzia diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed diskutoi për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe marrëdhëniet dypalëshe me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të EBA-së, WAM, presidenti Bin Zayed priti kryeministrin e Malajzisë Ibrahim, në kryeqytetin Abu Dhabi.

Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe midis EBA-së dhe Malajzisë, Bin Zayed dhe Ibrahim diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si ekonomia, investimet, tregtia, energjia e rinovueshme dhe siguria ushqimore.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të krijimit të një partneriteti gjithëpërfshirës ekonomik ndërmjet EBA-së dhe Malajzisë.

Bin Zayed dhe Ibrahim shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...