18/04/2024

Egjipti del me plan për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Egjipti ka paraqitur një propozim ambicioz për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas i cili thuhet se i është paraqitur Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një propozim që ishte një përpjekje ambicioze jo vetëm për t’i dhënë fund luftës, por edhe për të hartuar një plan për të nesërmen.

Ai bën thirrje për një armëpushim fillestar deri në dy javë gjatë së cilës militantët palestinezë do të lironin 40 deri në 50 pengje, mes tyre gra, të sëmurë dhe të moshuar, në këmbim të lirimit të 120-150 palestinezëve nga burgjet izraelite, egjiptianëve – sipas një zyrtari që foli në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi bisedimet në vazhdim.

Në të njëjtën kohë, negociatat do të vazhdojnë për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e më shumë pengjeve dhe trupave të mbajtur nga militantët palestinezë, tha ai.

Egjipti dhe Katari gjithashtu do të punojnë me të gjitha fraksionet palestineze, përfshirë Hamasin, për të rënë dakord për krijimin e një qeverie ekspertësh, tha ai.

Qeveria do të udhëheq me Gazën dhe Bregun Perëndimor për një periudhë tranzitore pasi fraksionet palestineze të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe të bien dakord për një udhërrëfyes për të mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, shtoi ai.

Ndërkohë, Izraeli dhe Hamasi do të vazhdojnë të negociojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse “të gjithë për të gjithë”.

Kjo do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të të gjithë të burgosurve palestinezë në Izrael, si dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza dhe ndalimin e sulmeve me raketa nga militantët palestinezë në Izrael.

Afro 8,000 palestinezë mbahen nga Izraeli me akuza ose dënime të lidhura me sigurinë, sipas shifrave palestineze.

Zyrtarët egjiptianë thuhet se diskutuan skicën e propozimit me Ismail Haniyeh, udhëheqësin politik të Hamasit me bazë në Katar, i cili vizitoi Kajron javën e kaluar.

Ata planifikojnë ta diskutojnë atë me udhëheqësin e grupit të Xhihadit Islamik, Ziyad al-Nakhalah, i cili mbërriti në Kajro të dielën.

Grupi militant, i cili gjithashtu mori pjesë në sulmin e 7 tetorit, tha se ishte i përgatitur të konsideronte lirimin e pengjeve vetëm pas përfundimit të luftimeve.

Ndërkohë një diplomat perëndimor ka bërë të ditur se ata janë në dijeni të propozimit të Egjiptit.

Por diplomati, i cili kërkoi anonimitetin për të diskutuar këtë çështje, dyshon se Netanyahu dhe qeveria e tij do ta pranonin të gjithë propozimin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...