08/09/2025

Eklipsi i plotë Hënor apo “Hëna e Përgjakur”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Natën e kaluar, qielli i shtatorit na dhuroi një nga fenomenet më të rralla dhe më të bukura natyrore – eklipsin total të Hënës e cila zgjati 82 minuta e që u shndërrua në një spektakël të vërtetë vizual. Miliona njerëz në të gjithë botën – veçanërisht në Azi, Evropën Lindore dhe Australi – patën mundësinë të shohin këtë ngjarje mahnitëse që njihet edhe si “Hëna e Pergjakur”

Një eklips total hënor ndodh gjatë fazës së re të hënës, kur Toka kalon direkt midis diskut hënor dhe diellit , duke mbuluar tërësisht satelitin natyror në hijen e tij.

Kur hëna u fut në hijen e brendshme të planetit tonë,ajo pësoi një transformim spektakolar, pasi drita e kuqe nga çdo perëndim dielli dhe lindje dielli në Tokë binte mbi sipërfaqen e saj, duke e shndërruar atë në një hënë të kuqe si gjaku .

 Gjatë eklipsit, Hëna mori një ngjyrë të kuqe të errët për shkak të mënyrës se si drita e Diellit filtrohet përmes atmosferës së Tokës – një proces që heq dritën blu dhe lë pas një shkëlqim të kuqërremtë mbi sipërfaqen hënore.

Faza e plotë e eklipsit zgjati rreth 82 minuta, duke e bërë këtë një nga eklipset më të gjatë të vitit. Pamjet ishin të jashtëzakonshme, dhe rrjetet sociale u mbushën me foto të hënës së kuqe, të kapura nga cepa të ndryshëm të botës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...