26/12/2024

Ekstradimi i Dritan Goxhajt, gjykata vendos për ish-luftëtarin e UÇK-së të kërkuar nga Haga më 19 shtator

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata e Tiranës do të vendosë për ekstradimin në Hagë ose jo të ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj më 19 shtator. Goxhaj kërkoi lirimin nga burgu por pak ditë më parë Gjykata e rrëzoi kërkesën e tij.

Ndërkohë pas mbarimit të seancës, ka folur dhe avokati i tij, i cili ka thënë se gjykimi ndaj Goxhajt është i padrejtë dhe po bëhet me dy standarde.

Sipas tij, Goxhaj kërkohet të ekstradohet drejt Holandës por që kjo nuk është e drejtë pasi duhet të zbatohen parimet.

“Dritani kërkohet që të ekstradohet drejt Holandës e jo drejt Kosovës. Një raport ekstradues ka një parim të shenjtë në ndërtimin e tij. Nuk është territori i Holandës territori i Kosovës dhe nuk ekstradon Shqipëria, shtetas të saj në territorin e Holandës. Dhe për këtë duhet të refuzohej ekstradimi. Vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar se përse është penale, pse përbën fakt penal një status në rrjetet sociale. Gjykata e Hagës ka një juridiksion të kufizuar pra vetëm për vepra penale të caktuara dhe vetëm në një kohë të caktuar. Duhet të kishim një reagim të prokurorit, por nuk pati. Tha që i i qëndrojmë kërkesës. Prezent në seancë ishte dhe një prokuror i nderuar i Hagës. Gjykata refuzon pjesëmarrjen e familjarëve, por lejon prokurorinë të vijë më kë të dojë në seancë, pra po përdoret një standart i dyfishtë. Nuk është një gjykim i drejtë nga Goxhaj”, tha avokati për Euronews Albania.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...