15/06/2024

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë në solidaritet me Turqinë dhe popullin vëlla turk”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka realizuar një bisedë telefonike me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas sulmit terrorist në Ankara dhe deklaroi se vendi i tij është solidarizuar me Turqinë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM, Al Nahyan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan pas sulmit terrorist në Ankara.

Al Nahyan theksoi gjatë bisedës se Emiratet e Bashkuara Arabe janë në solidaritet me Turqinë dhe popullin vëlla turk.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se nevojiten përpjekje të përbashkëta ndërkombëtare për të luftuar të gjitha format e terrorizmit.

Duke i uruar shërim të shpejtë forcave të sigurisë të plagosur në sulm, Al Nahyan uroi që Turqia dhe populli vëlla turk të jenë të sigurt nga të gjitha llojet e të këqijave.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...