19/04/2024

Emisarët shtojnë presionin, Kosovës e Serbisë u kërkohet që të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Emisar të shteteve të ndryshme në vazhdimësi po bëjnë thirrje për zbatim të asaj që u arrit në Ohër gati një vit më parë.

Me 18 mars bëhen një vit nga takimi që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit kosovar Albin Kurti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Por edhe gati pas një viti, aneks zbatimi i marrëveshje në të cilën ishin 11 pika, nuk po realizohet.

Kjo ka bërë që ditëve të fundit të vijnë mesazhe të një pasnjëshme të emisarëve evropian.

I fundit ishte ai i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili kërkon që të zbatohet ajo që u arrit në Ohër duke theksuar se kjo çështje është vendimtare.

Për presionin e emisarëve për zbatimin e pikave të arritura në Ohër, profesori Milazim Krasniqi ka një shpjegim tjetër.

“ Emisarët janë të shteteve të ndryshme dhe më shumë ndjekin interesat e tyre se sa atë të përgjithshme dhe shpesh herë deklaratat e tyre janë të kundërvena. BE ka një mandat nga OKB për dialogun dhe do të duhej të fokusohej vetëm BE në realizimin e saj pasi që inkuadrimi i emisarëve vetëm po krijon mjegull”, tha Milazim Krasniqi – profesor në UP.

E për dikë tjetër, këto mesazhe po vijnë në përpjekje për rikthim të dialogut.

“Të gjitha thirrjet e emisarëve ndërkombëtarë, janë në funksion të ruajtjes së qetësisë në Ballkanin Perëndimorë dhe rikthim të procesit dialogues dhe zbatim të marrëveshjes”, tha analisti Fidan Ukaj.

Derisa ka bërë thirrje për realizim të marrëveshjeve, ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, është shprehur i bindur se do të ketë rezultate në një afat të mesëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“OKB-ja është një vend i rëndësishëm për të zgjidhur çfarëdo që duhet zgjidhur, por mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është sigurisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jam ende i bindur se do të shohim rezultate në afat të mesëm”, tha Joachim Rucker- ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së.

Marrëveshja e Ohrit  nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...