27/07/2024

Erdoğan: Krijimi i shtetit palestinez tashmë një nevojë që nuk mund të shtyhet më

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me problemin Palestinë-Izrael tha se “Krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me integritet gjeografik dhe me Kudsin (lindor) si kryeqytet është nevojë e cila tashmë nuk mund të shtyhet (vonohet) më”, raporton Anadolu.

Ai tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruhet perspektiva e zgjidhjes me dy shtete. “Krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me integritet gjeografik dhe me Kudsin (lindor) si kryeqytet është nevojë e cila tashmë nuk mund të shtyhet (vonohet) më”, tha Erdoğan.

“Si Turqi për këtë çështje ne kemi bërë reagimin dhe kundërshtimin tonë në çdo mundësi. Në periudha kur e gjithë bota ka heshtur ne nuk jemi tërhequr asnjëherë nga shprehja e të drejtës, të vërtetës edhe pse është e hidhur. Teksa jemi gjithmonë në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë, ne theksojmë se duhet të shmanget çdo hap që do të përshkallëzojë tensionet, që do të çojë në më shumë gjakderdhje dhe që do të thellojë problemet. Përmes institucioneve tona përkatëse ne kemi treguar çdo përpjekje edhe për lehtësimin e problemeve që populli i Gazës ka vuajtur për shkak të bllokadës. Edhe sot ne veprojmë me rregullin se askush nuk është humbës i një paqeje të drejtë”, tha Erdoğan.

– “Ftojmë të gjithë aktorët dominues në rajon të kontribuojnë sinqerisht për paqen”

Presidenti Erdoğan vuri në dukje se çështja në të cilën fokusohen më shumë gjatë takimeve me bashkëbiseduesit e tyre është arritja e qetësisë, paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në rajon duke zgjidhur çështjen e Palestinës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Por, fatkeqësisht fatura për vonesën në ndërtimin e drejtësisë shkakton që ajo të paguhet nga i gjithë rajoni, përfshirë palestinezët dhe izraelitët”, potencoi Erdoğan duke vazhduar më tej se:

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...