13/06/2024

Erdoğan: Mund të takohem me Putinin për Marrëveshjen e Grurit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Turiqsë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se mund të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin për të diskutuar iniciativën e transportit të grurit në Detin e Zi nëse gjen një mundësi në orarin e tij të ngjeshur në shtator.

“Në shtator është takimi i G-20 në Indi dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në ShBA. Nëse gjejmë një mundësi në këtë mjedis të ngarkuar, unë do të takohem dhe do të bisedoj me Putinin sy më sy”, u tha Erdoğan gazetarëve të martën herët në avionin presidencial ndërsa kthehej nga një vizitë në Hungari.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan mund të vizitojë Rusinë së shpejti, tha Erdoğan, duke shtuar se kjo mund të japë rezultate më të mira.

Lidhur me bisedimet e mundshme të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Erdoğan tha se shpreson të arrijë rezultate nëse Putini dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bien dakord për ndërmjetësimin turk.

Muajin e kaluar, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që nënshkroi verën e kaluar me Turqinë, OKB-në dhe Ukrainën për të rifilluar eksportet e grurit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi që u bllokuan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

I pyetur për procesin e pranimit të Suedisë në NATO, Erdoğan tha se për këtë vendos parlamenti turk.

“Nëse Suedia nuk kujdeset për rrugët e saj, nëse sulmet në vendet tona të shenjta vazhdojnë, na vjen keq…”, tha Erdoğan.

Duke komentuar situatën aktuale në Niger, një vend afrikan ku ushtria mori pushtetin në fund të muajit të kaluar, Erdoğan tha se ai beson se ndërhyrja ushtarake nga Komuniteti i Afrikës Perëndimore nuk do të ishte një veprim i mirë.

“Ndërhyrja ushtarake në Niger do të nënkuptonte përhapjen e destabilitetit në shumë vende afrikane”, tha presidenti turk Erdoğan.

Më tej, Erdoğan tha se shpreson që vendi mik dhe vëlla, Nigeri, të arrijë sa më shpejt rendin kushtetues dhe qeverisjen demokratike.

Erdoğan njoftoi gjithashtu vazhdimin e konsolidimit të kushteve ekonomike në Republikën e Türkiyes dhe tha se vendi po vazhdon me vendosmëri rrugën e përparimit.

“Qytetarët tanë le të jenë të qetë, ekspertët tanë të ekonomisë janë kompetentë. Le të besojnë se ne do ta ulim përsëri inflacionin në një shifër”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...