27/07/2024

Erdoğan: Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar vendin nga organizatat terroriste

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar vendin nga organizatat terroriste, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

“Ne nuk do të përkulemi para atyre që përpiqen të na futin në qoshe duke përdorur organizatat terroriste. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për sigurinë e Turqisë”, tha presidenti Erdoğan para të tubuarve përpara Kongresit të katërt të jashtëzakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara dhe shtoi:

“Ne jemi të vendosur që Turqia të arrijë qëllimet e saj. Ne nuk u kushtojmë vëmendje atyre që duan të na frikësojnë”.

Kohët e fundit, Turqia kreu sulme ajrore në veri të Sirisë dhe Irakut për të eliminuar sulmet terroriste kundër popullit turk dhe forcave të sigurisë duke “neutralizuar” PKK/YPG-në dhe elementë të tjerë terroristë për të garantuar sigurinë kufitare bazuar në të drejtën për vetëmbrojtje që rrjedh nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Masa vjen pas sulmit të dështuar të javës së kaluar në kryeqytetin Ankara, kur një kamikaz hodhi veten në erë jashtë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme ndërsa një tjetër terrorist u neutralizua nga forcat e sigurisë në portën e hyrjes. Nga sulmi u plagosën lehtë dy policë. Ministria e Brendshme turke konfirmoi lidhjet e sulmuesit me grupin terrorist PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si grup terrorist nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe Turqia, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë e organizatës terroriste PKK që vepron në Siri.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...