21/12/2024

Erdoğan: Turqia kërkon zgjidhje të përhershme brenda integritetit territorial të Sirisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia po përpiqet për një zgjidhje të bazuar në realitetet demografike të integritetit territorial të Sirisë, duke u bërë thirrje aktorëve me ndikim rajonal të bëjnë të njëjtën gjë, raporton Anadolu.

“Ne kemi një qasje që përqafon të gjitha dallimet etnike dhe sektare dhe të gjithë sektorët e të gjitha vendeve në rajon dhe që qëndron pranë tyre në kohë të vështira”, tha presidenti Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Derisa garantoi sigurinë e kufijve të Turqisë, Erdoğan tha se Ankaraja gjithashtu po mbron ekuilibrat në rajon.

“Ne besojmë se zgjidhja më e duhur, më e shëndetshme dhe më e qëndrueshme është krijimi i një strukture administrative që merr parasysh realitetet demografike të rajonit, veçanërisht të qytetit (irakian) Kirkuk”, tha Erdoğan, duke iu referuar qytetit me popullsi të madhe turkmene që kohët e fundit ka parë protesta dhe trazira.

“Për sa i përket Sirisë, ne e kemi paralajmëruar vazhdimisht SHBA-në se nuk duhet të bashkëpunojë me organizatën terroriste separatiste dhe nëse ajo vazhdon të veprojë në këtë mënyrë, interesat e saj dhe rajoni do të vuajnë në të ardhmen”, shtoi Erdoğan, duke iu referuar mbështetjes së SHBA-së për grupin terrorist YPG/PKK.

Më tej, presidenti turk theksoi se zhvillimet e fundit tregojnë qartë se shqetësimet dhe paralajmërimet e Turqisë janë të justifikuara.

“Këmbëngulja kokëfortë e regjimit (sirian) për të qenë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes, thellon problemet në rajon. Türkiye është e vendosur të vazhdojë të punojë për një zgjidhje të përhershme bazuar në integritetin territorial dhe realitetet demografike të Sirisë, duke përfshirë përbërjen etnike dhe sektare. Ne ftojmë të gjitha palët, përfshirë Amerikën, Rusinë, Iranin dhe regjimin, që kanë ndikim në grupet në rajon, të bëjnë përpjekje në këtë drejtim”, tha presidenti Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...