18/11/2025

Erion Veliaj mbetet kryetar Bashkie i Tiranës, rrëzohet vendimi i qeverisë për shkarkimin e tij

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka fituar betejën në Gjykatën Kushtetuese, dhe do të vijojë të qëndrojë në krye të detyrës si kryebashkiak i Tiranës.

Ajo ka vendosur t’i japë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se ndodhet në paraburgim.

Vendimi i trupës gjykuese është marrë me shumicë votash, 5 pro dhe 3 kundër, duke rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të Qeverisë që parashikonte shkarkimin e tij, pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Në përfundim të këtij vendimi, shpallet i pavlefshëm edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, duke nënkuptuar kështu anulimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryeqytetin që ishin vendosur pët t’u mbajtur në 9 nëntor 2025.

Vendimi do të zyrtarizohet nga vetë Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të paraqesë edhe argumentet për rastin Veliaj.

Vendimi i Kushtetueses në favor të Veliajt vjen pas përballjes mbi 7 orë seancën publike të 31 tetorit, ku ishte i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i cili u përball me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet.

Me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë, Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi shkarkimin e Veliajt, vendim që u mor më datë 25 shtator nga qeveria me firmë të vetë kryeministrit Rama.

Nderkaq Sali Berisha i pyetur mbi lajmin që po qarkullon në media se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Erion Veliajt, duke e lënë në krye të Bashkisë Tiranë, Berisha e quajti një goditje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bajram Begaj.

“Këtë e komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin, por e komentoj gjithashtu si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji e morali, ia bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti, Erion Velisë. E trajtoi në atë mënyrë, siç e tha ai vetë, si “serial killer” bën burg. E trajtoi deri aty sa duhej t’i dilja unë zot për të drejtat e njeriut. E trajtoi në atë mënyrë që shkel Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të një qëndrimi ndaj të burgosurve. Dhe me këtë ai i dha Erion Velisë avantazhin de facto. Bajram Begaj dhe Rama janë të palosur të dy me këtë vendim”,- tha Berisha.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...