22/06/2024

Euro godet produktet “Made in Albania”, supermarketet mbushen me mallra importi-fitojnë tregtarët

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nga bulmeti te mishi e nënproduktet e tij, përfshirë drithin, zarzavatet, farat e bimët industriale bashkë madje me lëkurën apo plastike.

Rastet e dyqaneve dhe supermarketeve mund të mbushen së afërmi me mallra importi në vend të atyre shqiptare. Kjo për shkak të zhvlerësimit të euros. Rënia e valutës europiane i bën mallrat nga jashtë më joshëse për importuesit pasi iu rrit këtyre të fundit marzhin e fitimit.

“Është e drejtë. Kjo pasi matjet e Eurostat tregojnë se produktet vendase shqiptare janë 6-8 për qind më të shtrenjta se ato europiane. Kësisoj produktet e importit bëhen më joshëse.”, ka deklaruar Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie.

“Shembulli më aktual i zëvendësimit të produkteve vendase me ato të huaja vjen pikërisht nga drithi. Ndonëse me një çmim sa gjysma e atij një viti më parë (grafik 2) gruri vendas po mbetet stok, ndërsa kompanitë e industrisë së blojës po frunizohen nga Serbia, Ukraina apo Rusia”.

“Kjo pasi çmimi është më lirë nga importi. Kjo dëmton prodhimin vendas dhe dekurajon fermerët.”

Mbivendosja e produkteve të importit ndaj atyre “Made in Albania” shihet me rrezik nga ekspertët edhe në drejtim të nxitjes së emigracionit. Dekurajimi i fermerëve do të prodhojë më shumë largime thonë ata./A2 CNN

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...