21/04/2024

Evakuohet një familje shqiptare nga Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një nënë me katër fëmijë të saj të mitur, shtetas të Shqipërisë, janë evakuuar me sukses nga Gaza, njoftuan autoritetet shqiptare.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, tha se pas tri javësh përpjekje dhe vështirësish, shtetasit e parë shqiptarë, nëna dhe katër fëmijët e saj të mitur, janë kthyer në Shqipëri.

“Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri. Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, Organizatën Ndërkombëtare për Migracinonin (IOM) dhe Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERRC) për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks”, shkroi kryediplomati shqiptar, Hasani.

“Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”, shkroi ministri Hasani në një postim në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që Izraeli vijon të kryejë sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës – duke përfshirë spitalet, rezidencat dhe objektet fetare – që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Personat që kanë pasaporta të huaja si dhe të plagosurit shfrytëzojnë vendkalimin kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Gazës për të lëshuar vendin e përfshirë nga bombardimet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...