25/04/2025

Fatmir Limaj: S’kam marrëveshje politike me asnjë parti

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lideri i Nismës Fatmir Limaj ka thënë se partia që ai udhëheq deri tani nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike. Por thotë se kushdo që ofrohet, mund të ulen dhe të bisedojnë.

“Nisma është e gatshme për të bashkëpunuar për interesat nacionale. Kosovën e presin sfida të mëdha. Më shumë se kurrë ka nevojë për ecje të fuqishme ekonomike e dinamizim të politikës së jashtme. Presim që institrucionet të formohet sipas afateve kushteteuese. Ne do ta luajmë rolin tonë që na takon.  Deri tani s’kemi marrëveshje politike me askënd. Por  kushdo që ofrohet jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë“, tha Limaj.

Limaj këto komente i bëri pas regjistrimit të tij në Kuvend si deputet i legjislaturës së nëntë.

Ndërsa tha se sot është ditë e madhe për partinë e tij, e cila po rikthehet në paralment.

“Ka qenë gjë e munguar, ditë e madhe për Nismen. Do të punojmë fort në shërbim të vendit”, tha Limaj./Indeksonline./

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...