Tjetër lajm madhor për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe basketbollin e Kosovës.
Pas zgjidhjes së Arben Fetahut për herë të parë anëtar i Bordit të FIBA Europës, Kryetari i FBK-së është zgjidhur nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është zgjidhur anëtare e FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-2027.
Fetahu dhe Dushku janë zgjidhur në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, që u mbajt sot (e premte) në Lubjanë të Sllovenisë. Kjo ishte mbledhja e parë për të parin e basketbollit të Kosovës si anëtar i Bordit të FIBA Evropës.
Kujtojmë se, Fetahu ka qenë anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe Dushku, anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission) për mandatin 2019-2023, duke u shpërblyer nga FIBA Evropa për punën e bërë.