Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Preshevë.
Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.
Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova. Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.
Në protestë po marrin pjesë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Pas protestës së mbajtur muajin e shkuar, në Bujanoc u ekspozuan thirrje kërcënuese për shqiptarët.
Sipas Lutfiut, organizimi i shqiptarëve kundër padrejtësive është duke i shpërfaqur nacionalistët.
Thirrje për pjesëmarrje në protestë ka bërë edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.