05/10/2024

Forcat rezervë të NATO-s vazhdojnë dislokimin për stërvitje me KFOR-in në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Regjimenti Mbretëror Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar ka vazhduar dislokimin e tij të përkohshëm në Kosovë, si forcë rezervë e caktuar në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR.

Personeli dhe automjetet kanë zbarkuar në Durrës, Shqipëri, dhe do të udhëtojnë në Kosovë me rrugë tokësore.

“Siç është njoftuar më herët, Regjimenti Mbretëror Yorkshire do të punojë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, në një stërvitje rutinë të quajtur ‘Operational Rehearsal Training’, deri në fund të muajit tetor,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është testimi i procedurave ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në misionin e KFOR-it.

“Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për të reaguar ndaj zhvillimeve të rëndësishme të sigurisë, për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë nga Kombet e Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” thuhet më tej në njoftim.

Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti do të tërhiqet dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur efektet në trafikun rrugor, që mund të shkaktohen si rezultat i lëvizjes së personelit dhe automjeteve ushtarake në mbështetje të kësaj stërvitjeje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...