07/07/2025

Frenohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni 7.4 për qind në Dhjetor

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Konsumi i festave të fundvitit në Shqipëri shoqërohet me rritje jo të zakontë të çmimeve në muajin dhjetor.

Por dhjetorin e kaluar ndryshimi vjetor i çmimeve ishte 7.4 për qind duke shënuar një zbutje të ritmeve të rritjes për tretin muaj radhazi nga 8.3 për qind në tetor dhe 7.9 për qind në nëntor, raportoi instituti i statistikave INSTAT.

itmet më të ulëta të rritjes lidhen me rënien e konsumin dhe uljen e çmimeve të lendeve të para, sidomos naftës.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2022 është 6.7 për qind nga 2.0 për qind që ishte në vitin 2021.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.2 për qind, ndjekur nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.5 për qind, “Transporti” me 6.0 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.5 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.2 për qind, “Veshje dhe këpucë” me 3.8 për qind, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.3 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.8 për qind, “Shërbimi arsimor” me 2.3 për qind, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1.3 për qind secili dhe “Shëndeti” me 1.1 për qind.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...