26/12/2024

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried ne nje interviste ka thene se nuk e kupton pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se me veprimet e veta, ajo po e bën Qeverinë në Beograd të duket si palë e dëmtuar, diçka që ai nuk ka besuar se mund të ndodhte.

Diplomati amerikan i ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë mbylljen e strukturave paralele dhe të degëve të Postës së Serbisë në veri, dhe synimet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas tij, nuk është në interesin e askujt që Kosova të ketë mosmarrëveshje me miqtë e vet.

Në intervistën e realizuar në margjina të forumit të sigurisë, Globsec, të mbajtur në Pragë, Fried ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, dhe për qasjen e SHBA-së ndaj rajonit, varësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale amerikane, në nëntor.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...