14/05/2025

FSK edhe më e fortë këtë vit edhe pse përreth ka xhandarmërinë serbe

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se gjatë këtij viti janë investuar rreth 240 milionë euro në sisteme të armatimit. Ai tha se buxheti ka shënuar rritje mbi 100 për qind në raport me vitin e kaluar. Tutje, theksoi se dronët bajraktar janë vetëm një nga llojet e shumta të sistemeve moderne të armatimit me të cilat është pajisur Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në konferencë për media, ku prezantoi punën e këtij viti, ministri Ejup Maqedonci deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të garantuar siguri dhe mbrojtje të integritetit territorial.

Ai gjithashtu tha se, vendosja e xhandarmërisë serbe në kufirin me Kosovës paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Por, ai pohoi se, bashkë me KFOR-in, po koordinohen që kjo qasje agresive e Serbisë të minohet, por tha se janë duke ndërtuar edhe kapacitet e FSK-së.

“Me një buxhet që ka shënuar rritje mbi 100 për qind në raport me vitin 2022, është investuar 28 për qind më shumë në blerje të armatimeve gjatë këtij viti. Apo afërsisht katër milionë që janë investuar në qeverinë e kaluar në sisteme të armatimit, shifra ka arritur në 239 milionë euro investime në sisteme të armatimit. Sigurisht dronët bajraktar janë vetëm një nga llojet e shumta të sistemeve moderne të armatimit me të cilat është pajisur Forca e Sigurisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se gjatë këtij viti janë rekrutuar mbi 620 rekrutë.

Ai tha se Kosova është ngritur pesë vende më larta në Indeksin e Fuqisë Globale të ushtrive në botë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...