18/05/2024

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Google Photos sapo ka zbuluar përditësimin e ri në aplikacion i quajtur “My Week”, i cili ju lejon ju dhe miqtë tuaj “të pëlqeni” fotot dhe videot e përbashkëta.

Ky thuhet të jetë një ndryshim mjaft i rëndësishëm për Google Photos e cila fokusohet kryesisht t’i ndihmojë përdoruesit e saj të organizojnë fotot.

Funksioni “My Week” është përfolur si një mënyrë për ta bërë më të lehtë ndarjen e momenteve tuaja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në vend të dërgimit të fotografive individuale në grupe, “My Week” ju ofron një koleksion të momenteve tuaja më të mira.

Gjithashtu, ju do të jeni në gjendje të reagoni ndaj fotove dhe videove që shpërndajnë miqtë ose familjarët tuaj, njësoj si në rrjete sociale.

Bëhet e ditur se funksioni ende është në zhvillim e sipër dhe nuk dihet se kur Google do ta prezantojë atë zyrtarisht. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...