15/06/2024

Fushata “Ndrysho për Kosovën” nga studentët e Gazetarisë në Prishtinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Ndrysho për Kosovën”, është fushatë e  studentëve të  Gazetarisë përmes të cilës ata synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e  mjedisit.

Qëllimi i kampanjës “Ndrysho për Kosovën” është të ndërgjegjësoj qytetarët e Kosovës për rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit për shëndetin tonë dhe jetën tonë.

Studentët janë frymëzuar nga gjendja e mjerueshme e natyrës dhe nga dashuria për Kosovën të cilën duan ta shohin të pastër dhe të ruajtur nga duartë e papërgjegjshme.


Kjo nismë është në kuadër të  lëndës “Teori dhe Praktikë e Marrëdhënieve me Publikun” dhe është realizuar nën mentorimin e profesorit Arben Fetoshi dhe asistentes Teuta Berisha.

Për Rti – në foli asistentja Teuta Berisha e  cila tregoi në pika të shkurta për mënyrën e realizimit,qëllimin dhe synimet e kësaj nisme sa të dobishme aq edhe të domosdoshme për kohën në të cilën jetojmë.

“Kampanja “ Ndrysho për Kosovën “ e ka për qëllim vedisimin e qytetarëve nga fëmijët deri te të rriturit  por edhe të moshuarit, përtej kësaj edhe ti raportojmë të tjerët kur bëjnë veprime që janë në kundërshtim me rregullat e mjedisit.

Përmes kësaj kampanje synojmë të nxisim ndjenjën e patriotizmit që ta shohim mbrojtjen e mjedisit jo vetëm  si veprim por edhe si një akt patriot”

Iniciativat si kjo e studentëve janë forma më e mirë e ndikimit tek shoqëria sepse ato në vete përcjellin mesazhe të fuqishme përmes, fjalëve,  videove dhe fotografive të cilat domosdoshmërisht prekin ndërgjegjen e secilit qytetar.

“Në kuadër të kampanjës i kemi pesë mesazhe : Për Kosovën pa mbeturina, Për Kosovën e gjelbër, Për Kosovën pa smog, për Kosovën fisnike dhe Për Kosovën me burime uji” tha Arlinda Hajdaraj studente e gazetarisë e cila tregon se punën e dizajneve gjatë kampanjës e ka kryer me zell dhe përkushtim.

Ndërkohë, Elona Krasniqi një studente tjetër e cila ka kontribuar në këtë kampanjë thotë se “ishte shumë kënaqësi të punosh në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin sepse mjedisin e kemi pjesë të jetës tonë dhe duhet ta ruajmë, shpresojmë që të vetdijësohen të rinjët dhe të na bashkohen në iniciativa të dobishme si kjo”

Si e kanë realizuar këtë kampanjë këta studentë të cilët mund ti quajmë gardian të natyrës,e kanë realizuar duke hulumtuar terenin duke bërë foto,video dhe duke thurrur sllogane të cilat mandej I kanë plasuar përmes rrjeteve sociale.

Tik-Tok-u, Facebook-u dhe Instagram-i janë tri mediat sociale që janë përdorur për zhvillimin e kësaj fushate, , kjo përzgjedhje është bërë e qëllimshme për shkak që të tri mediat përdoren nga të gjitha grupmoshat dhe se kjo është mënyra më e mirë për të përçuar mesazhet tek secili qytetar .

Puna e këtyre studentëve ngjallë shpresën se të rinjët e duan atdheun e duan Kosovën. Shpresojmë që nisma si kjo të bëhen praktikë e këtij vendi dhe ta shohim Kosovën tonë të bukur ashtu siç vërtet e meriton.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...