21/06/2025

Fushata zgjedhore në Serbi, të fitosh pushtetin duke gënjyer për Kosovën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nga gjithsej 13 lista zgjedhore, tash për tash, që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor, më shumë se gjysma e bazojnë narracionin e tyre parazgjedhore në “temat kombëtare”.

Kosova, Rusia apo “mbrojtja e interesave të serbëve jashtë kufijve të vendit”, janë disa nga temat më të përmendura të segmentit kombëtar në mesazhet zgjedhore.

Kësisoj, presidenti i Serbisë dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Alleksandar Vuçiq, më 20 nëntor, deklaroi se ka frikë se viti 2024 do të sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira.

“Kur e them këtë, mendoj për secilin lloj të kërcënimit ndaj popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, por edhe në Republikën Srpska dhe në shumë pjesë të tjera të rajonit tonë”, tha Vuçiq në përkujtimin e 182 vjetorit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU).

Ivica Daçiq, kreu i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe partner i koalicionit të progresistëve, e prezantoi gjithashtu partinë e tij në fushatën parazgjedhore si mbrojtëse të “interesave kombëtare” të serbëve “kudo që jetojnë”.

Në një tubim parazgjedhor në Lubovijë, një qytet në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Daçiq tha se entiteti i këtij shteti, Republika Srpska, u krijua “mbi themelet e politikës së SPS-së” dhe se është “një pasuri historike, të cilën jemi gati ta mbrojmë”.

“Ekzistenca e Republikës Srpska nuk guxon të rrezikohet nga askush, ashtu siç nuk duhet të rrezikohet as jeta e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Kosova është Serbi, Serbia është Kosovë”, tha Daçiq më 18 nëntor.

Republika Sërpska përfaqëson njërin nga dy entitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë, të krijuara pas luftës trevjeçare në atë vend, ku morën pjesë edhe formacione paraushtarake nga Serbia.

“Temat kombëtare” janë në fokus edhe të disa koalicioneve parazgjedhore, të përbëra nga partitë e djathta opozitare.

Partitë Dveri dhe Zavetnici (Beslidhësit), të cilat përbëjnë listën zgjedhore “Tubimi kombëtar”, në programet e tyre politike kanë ruajtjen e Kosovës në përbërjen e Serbisë.

“Ne angazhohemi për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe afatgjatë për rivendosjen e gjithanshme të sovranitetit të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në faqen e internetit të partisë Zavetnici.

Ndër synimet dhe prioritetet e politikës së jashtme, Dveri përmend “riintegrimin e Kosovës në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë”, si dhe anulimin e Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013.

Gjithashtu, një nga fokuset e politikës së jashtme të Dveri-t është shqetësimi për popullin serb, i cili, siç thonë ata, pas rënies së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) “mbeti jashtë shtetit të përbashkët kundër dëshirës së tij”.

Çedomir Çupiq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se bëhet fjalë për të djathtën nacionaliste, e cila u drejtohet qytetarëve që “ushqehen për vite me radhë” me tema të tilla.

“Në këtë kuptim, nuk shoh dallim mes partive tona të djathta dhe koalicionit aktual, pra partisë në pushtet me partnerët e koalicionit”, vlerëson Çupiq.

E djathta në Serbi nuk po dobësohet, por vetëm po ndryshon pamjen e saj, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, filozofi politik Fillip Ballunoviq.Sipas tij, e djathta në Serbi nuk përbëhet vetëm nga partitë që deklarohen hapur, por edhe një pjesë e madhe e qendrës politike.

Sipas Ballunoviqit, temat që pushteti po i shtyn përpara në fushatën zgjedhore, janë ato që kanë qenë konstante deri më tani – Kosova dhe çështjet e identitetit, me këmbëngulje në historinë e një jete më të mirë për qytetarët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...