27/12/2024

Gabimet e zakonshme që bëni kur pastroni dhëmbët

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ruajtja e higjienës orale është thelbësore për një buzëqeshje të shëndetshme dhe mirëqenien e përgjithshme.

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë gabime kur pastrojnë dhëmbët. Ndonëse mund të keni qëllime të mira, disa praktika mund të jenë më të dëmshme sesa të dobishme për ju.

Në mënyrë ideale ju mund të lani dhëmbët dy herë në ditë për dy minuta çdo herë, në mëngjes dhe para gjumit.

Por, cilat janë gabimet që duhet të shmangni kur pastroni dhëmbët?

Pastrimi i dhëmbëve në mënyrë agresive

Larja e dhëmbëve shumë agresive mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, veçanërisht nëse përdorni një furçë dhëmbësh me qime të forta. Larja me forcë të tepërt mund të çojë në erozion të smaltit, i cili është i pakthyeshëm. Erozioni i smaltit mund të shkaktojë probleme të tilla si ndjeshmëria e dhëmbëve, çngjyrosja e dhëmbëve dhe një rrezik më i lartë i prishjeve.

Larja agresive gjithashtu mund të irritojë indin e mishrave të dhëmbëve, duke çuar në mishra të skuqura, të irrituara dhe të fryra.

Ndërsa është e rëndësishme të lani dhëmbët, është po aq e rëndësishme të përdorni një furçë dhëmbësh me qime të buta dhe të ushtroni presion të butë. Ju nuk keni nevojë të bëheni të ashpër për të hequr pllakën dhe për të mbajtur dhëmbët tuaj të pastër, prandaj jini të butë.

Larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies

Larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies mund të duket si mënyra më e mirë për të ruajtur higjienën orale, por në fakt mund të dëmtojë dhëmbët tuaj.

Smalti juaj i dhëmbëve është poroz dhe mund të bëhet më i butë pasi të hani ushqime ose të konsumoni pije caktuara.

Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA) këshillon të prisni 30-60 minuta pas një vakti përpara se të pastroni dhëmbët.

Mos ndërrimi i shpeshtë i brushës

Është esenciale të ndërroni brushën çdo disa muaj.

Kur përdorni furçën tuaj të dhëmbëve, qimet mund të ‘konsumohen’, kështu pastrimi do të jetë më pak efektiv dhe që mund të ndikojë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve ose tek indi i mishrave të dhëmbëve.

Synoni të ndërroni brushën çdo tre muaj dhe mbani një shtesë, kur vjen koha për ta ndërruar.

Nëse vëreni se fijet e brushës janë shpupuritur pak më herët se tre muaj, mund të keni përdorur forcë më shumë se që duhet.

Nuk po e pastroni gjuhën

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa shumë baktere ka në gjuhën e tyre. Ka 20 miliardë mikrobe në gjuhë, dhe megjithëse jo të gjithë janë të dëmshëm, disa mund të shkaktojnë prishje të dhëmbëve dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Mos larja e gjuhës kur lani dhëmbët mund të çojë në erë të keqe dhe madje të ndikojë në ndjenjën tuaj të shijes.

Disa njerëz zgjedhin të përdorin një kruajtëse të gjuhës, i cili është një mjet i veçantë i krijuar për të hequr bakteret nga gjuha, por kjo nuk është rreptësisht e nevojshme.

Përdorimi i furçës së dhëmbëve është zakonisht i mjaftueshëm për të mbajtur gjuhën tuaj të pastër.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...