Kosova është renditur në vendin e 12-të në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.
Kjo është bërë e ditur në raportin e fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale.
Sipas këtij raporti, 87% e qytetarëvë të anketuar në Kosovë kanë treguar se ndihen të sigurtë në qytetin e tyre.
Pjesë e kësaj liste janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra.